Flash News

Ditari i Maxhorancës

Çmimet rekord, Rama njofton masën e parë: Do miratojmë një bord kombëtar për karburantet

Çmimet rekord, Rama njofton masën e parë: Do miratojmë

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar masën e parë të qeverisë pas rritjes në shifra rekord të çmimet e karburanteve.

Në një komunikim në Facebook, ndërsa poshtë zyrës së tij protestohet kundër rritjes së çmimeve, Rama tha se brenda 48 orësh do të miratohet me një akt normativ një bord kombëtar të administrimit të karburantit.

Sipas Ramës, furnizuesit nuk do të lejohen që të vendosin çmime abuzive, ndryshe do përballen me masa drastike.

Do ndërhyjmë për të ndaluar cdo tendencë spekulimi për naftën, brenda 48 orësh me një akt normativ. Një bord kombëtar të administrimit të karburantit ku furnizuesit e karburantit do jenë në tavolinë me qeverinë, do flitet për cdo aspekt që nga rezervimi, e pika fundore e shitjes. Nuk do lejojmë që në pikën e furnizimit të shfaqen cmime të pamiratuara më parë. Do caktohen masa drastike për furnizues që shkel bordin. Është dita për t’u ndarë por për të rezistuar.

Taksa më e lartë e karburanti? Nuk kemi taksë karboni të vecantë por e kemi në cmim. Kemi taksat më të ulëta në rajon për biznesin e vogël”, u shpreh Rama.

 

Të fundit