Flash News


Ditari i Maxhorancës

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj jep dorëheqjen!

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj jep dorëheqjen!

Jep dorëheqjen ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Lajmi për vendimin e ka dhënë kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij të paralajmëruar paraditen e sotme, lidhur me vrasjen e Klodian Rashës nga efektivi i policisë në të gdhirë të 8 marsit. 


"Pas ngjarjes, ministri Lleshaj më ka njoftuar që ka dhënë dorëheqjen.

I kam thënë të më presë sa të kthehem se dua ta shihja dhe të bisedoja me të sy më sy.

Sot ta mësojnë të gjithë ata se në këtë vend nuk janë të gjithë njësoj, as politikanët. Ai nuk ka asnjë lidhe me aktin e police, por është vrarë një djalë dhe është hapur një varr dhe një plagë në shpirtin e shqiptarëve", tha Rama. 

Prej dy ditësh, qindra qytetarë po protestojnë në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit shoqëruar me tensione dhe incidente nga përplasja me policinë.

Ata kanë kërkuar vazhdimisht dorëheqjen e ministrit Lleshaj dhe të vihet drejtësi për Klodian Rashën.  

 

Të fundit