Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Ministri kërcënoi vëzhguesit të ndryshojnë raportin", MEPJ reagon pas deklaratave të Berishës

"Ministri kërcënoi vëzhguesit të ndryshojnë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar pas deklaratave të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, lidhur me një letër të dërguar nga ministri Igli Hasani institucioneve ndërkombëtare që ndoqën procesin zgjedhor të 11 majit 2025.

Përmes letrës së dërguar udhëheqëses së misionit afatshkurtër të OSBE, Farah Karimi, kreut të ODIHR, Lamberto Zannier dhe zyrtarëve të tjerë, Hasani proteston ndaj disa prej gjetjeve paraprake dhe shpreh ‘shqetësimin serioz’ për gjuhën e përdorur në deklaratën e këtij misioni – të cilën e quan “një pasqyrim ndjeshëm negativ” dhe “të paekuilibruar”.

Sakaq, në reagimin zyrtar, Ministria e Jashtme sqaron se nuk ka patur as ndërhyrje dhe as presion në punën e vëzhguesve të ODIHR

"Në lidhje me pretendimet e sotme të Kryetarit të Partisë Demokratike mbi letrën e Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme drejtuar institucioneve ndërkombëtare të përfshira në vëzhgimin e zgjedhjeve të 11 Majit 2025 në Shqipëri, sqarojmë se:

Siç është e qartë dhe në letrën e përmendur, nuk bëhet fjalë për ndërhyrje në punën e Misionit të vëzhguesve të ODIHR, dhe aq më pak presion ndaj tyre.

Është në praktikën normale të çdo procesi zgjedhor, që autoritetet e shtetit pritës të përcjellin pranë Misionit vëzhgues saktësime teknike dhe kontekst lidhur me gjetjet e raportit paraprak, për të cilat vlerësohet se janë të nevojshme për t’u konsideruar në një raport përfundimtar të bazuar në fakte dhe prova.

Edhe në rastin në fjalë, janë paraqitur sqarime që janë vlerësuar se mund të merren parasysh nga raportuesit gjatë hartimit të Raportit përfundimtar. Sigurisht, marrja në konsideratë apo jo e sqarimeve, është ne diskrecionin e plotë të Misionit vëzhgues.


Kujtojmë se edhe vetë ODIHR ka reaguar më parë që nuk ka pasur një presion të tillë.

MEPJ mbetet gjithmonë e angazhuar për të respektuar pavarësinë dhe integritetin e çdo mekanizmi vëzhgues në përputhje me mandatin që i është ngarkuar nga ODIHR", sqaron MEPJ. 

Të fundit