Flash News

Ditari i Maxhorancës

Miratimi i projektit për Portin e Durrësit, Rama nuk kursen entuziazmin nga Facebook-u

Miratimi i projektit për Portin e Durrësit, Rama nuk kursen

Kryeministri Edi Rama nuk ishte i pranishëm në miratimin e projektit për Portin e Durrësit. Megjithatë, ka duartrokitur miratimin e projektit nga Facebook-u.

Në një postim, kryeministri shkruan se me votën pro u hap rruga për një motor të jashtëzakonshëm ekonomik, jo vetëm për Durrësin, por për gjithë Shqipërinë.

“MIRËMËNGJES dhe me kënaqësinë e hapjes me votën e mbrëmshme PRO të rrugës për ndërtimin e Portit Turistik, që do të jetë një motor i jashtëzakonshëm ekonomik për Durrësin e mbarë Shqipërinë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Një ditë më parë, Bashkimi Evropian vendosi të anulojë grantin prej 28 milionë euro për Portin e Durrësit. Në reagimin e zyrës së BE-së në Tiranë, thuhej se shkak për anulimin u bënë disa modifikime në projekt.

BE theksonte se do të vijonte monitorimin për marrëveshjen mes qeverisë shqiptare dhe Mohamed Alabbar.

Të fundit