Flash News

Ditari i Maxhorancës

Miratohet me 111 vota 'pro' projekt-rezoluta për kufizim të Anti-Semitizmit, Ruçi: Vendimi i sotëm, rezultat logjik i historisë

Miratohet me 111 vota 'pro' projekt-rezoluta për kufizim të
Foto Ilustruese

Miratohet me 111 vota pro dhe asnjë votë kundër projekt-rezoluta për kufizimin të anti-semintizimit dhe përkujtimin e Holokaustit. Miratimi i kësaj projekt-rezolute u duartrokit nga deputetët në sallën e Kuvendit, ndërsa për kryetarin Gramoz Ruçi, vendimi i sotëm ishte një rezultat logjik i historisë.

“Rezoluta u bashkohet përpjekjeve të botës kundër diskriminimit. Përkufizimi është pranuar nga 31 shtete. Ne duhet të krenohemi që kemi mbrojtur hebrenjtë nga shfarosja. Rezoluta e sotme, rezultat logjik i historisë”, u shpreh gjatë fjalës së tij kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Të pranishëm në Parlament gjatë miratimit kanë qenë edhe ambasadorët e SHBA, BE dhe Izrael, të cilët po ashtu kanë mirëpritur vendimin e ligjvënësve në Parlament.

Miratohet me 111 vota 'pro' projekt-rezoluta për kufizim të
Ambasadorët e SHBA, BE dhe Izrael, në pritje të miratimit të projekt-rezolutës në parlament

 

Të fundit