Flash News

Ditari i Maxhorancës

Mos ngritja e Komisioneve, Rama refuzon dialogun me opozitën: Të shkojnë në Gjykatën Kushtetuese

Mos ngritja e Komisioneve, Rama refuzon dialogun me opozitën: Të

PS refuzon që të ulet në dialog me opozitën për kërkesat e saj, mes tyre ngritja e Komisioneve Hetimore, që ka çuar në kaos në Kuvend.

Kryeministri Edi Rama i ftuar në A2 CNN i ka bërë thirrje opozitës që të shkojnë në Gjykatën Kushtetuese, për sa kohë që mendojnë se po i shkelen të drejtat e saj.

Rama tha se mazhoranca do të vijojë sjelljen e saj, të duruar dhe qëndrimit brenda një kornizeje parlamentare, por vetëm kaq.

Nuk jemi në regjim, se pot ë ishim në regjim, s’do kishim opozitë, ngaqë nuk jemi në regjim, ne qëndrojmë në vendet tona, votojmë, sepse nuk mund të mos votojmë buxhetin sepse përballë kemi karrige të vëna njëra mbi tjetrën, ato kërkesa nuk qëndrojnë dhe nëse ka një vend për të kërkuar që ato pretendime të qëndrojnë ai vend është Gjykata Kushtetuese”, tha Rama.

Ai shtoi se nuk ofron asnjë zgjidhje përtej këtij qëndrimi.

Nuk kemi asnjë zgjidhje që kapërcejnë mundësitë tona, mundësitë tona janë te Kushtetuesja dhe mirësjelljes”, përfundoi Rama.

Të fundit