Flash News

Ditari i Maxhorancës

Nafta 200 l/litër, ministrja tallet me shqiptarët: Kush konsumon më shumë, paguan më shumë

Nafta 200 l/litër, ministrja tallet me shqiptarët: Kush konsumon

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj ka zhvilluar një bashkëbisedimin me furnizuesit e naftës, lidhur me rritjen e çmimeve të karburanteve në vend. 

Në vend që të ofrojë zgjidhje për një pakete fiskale lehtësuese, pasi çmimi i naftës aktualisht ka arritur në 200 lekë/litër, ajo tha se kush konsumon më shumë, duhet të paguajë më shumë. 

“Në ditët e fundit kemi dëgjuar propozime të përfaqësive të bizneseve mbi ndryshimet e strukturës së çmimeve të karburantit. Ne kemi analizuar nëse do të ishte me vend nëse do të dilnim me një ndryshim të strukturës së taksave. Arsyeja kryesore që kemi vendosur që taksën ta aplikojmë për litër është se në parim të politikave tona, është në parimin që ai që konsumon më shumë paguan më shumë.

E vërteta është që ato makina që qarkullojnë më shumë përdorin më shumë naftë, ndotje mjedisore, një makinë që konsumon më shumë paguan më pak. Është një politikë e drejtë, pasi individët mund të zgjedhin të konsumojnë më pak. Mendoj që është një politikë e drejtë", tha ministrja. 

 

Të fundit