Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ndodhet në 'arrest shtëpie', Rama bëhet 'avokat' i ish-drejtoreshës së AKSHI-t: Jeton me qira

Ndodhet në 'arrest shtëpie', Rama bëhet

Kryeministri Edi Rama ia ka dalë mbrojtje ish drejtoreshës, së AKSHI, Mirlinda Karçanaj, aktualisht në arrest shtëpie me urdhër të SPAK.

Teksa mori rolin e avokatit, Rama vuri theksin te parimi i prezumimit të pafajësisë, duke deklaruar se çdo person ka të drejtë të hetohet si i pafajshëm deri në provën e kundërt. Ai shton se ajo jeton në shtëpi me qira dhe se akuzat ndaj saj nuk mund të qëndrojnë.

 “Kam folur edhe për AKSHI-n dhe drejtoreshën që ndodhet në arrest shtëpie, nuk dua te them asgjë për përmbajtën e çështjes, por di të them një gjë që ky shtet nuk mund të jetë vendi ku një institucion krenarie si AKSHI, të bwhet shesh për të mbytur  psikologjikisht inxhiniere dhe vajza e djem që me në krye drejtoren e atij institucioni kanë punuar pa orar, duke bërë punë.

Njerëzit kanë të drejtë të prezumohen të pafajshëm dhe tu jepet mundësia të hetohen të pafajshëm derisa të provohet ose jo fajësia e tyre

Po sikur Linda Karcanaj të jetë krejt e pafajshëm dhe jo një kriminele, pjesë e një grupi të strukturuar, si personazhi që ka krijuar për të nguti për ta arrestuar dhe për ta masakruar me bomba artizanale, tenxhere më tenxhere, duke i vënë në kurriz vila e makina, ndërkohë që jeton në shtëpi me qira dhe që sic mora vesh as nuk e nget makinë dhe nuk e ka një të tillë”, tha Rama.

 

Të fundit