Flash News

Ditari i Maxhorancës

Sulmon ashpër drejtësinë, Rama mesazh ndërkombëtarëve: Gjyqtarët kanë arritur maja që habisin edhe ekspertët e huaj

Sulmon ashpër drejtësinë, Rama mesazh

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj sistemit të drejtësisë gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Gjatë fjalimit të tij, Rama përcolli edhe një mesazh për ndërkombëtarët, duke thënë se gjyqtarët kanë arritur maja që habisin edhe ekspertët. 

"Shpresa është që kjo fazë të jetë kalimtare. S’do të kemi dot një shtet funksional, një administratë që të japë më të mirën e vet pa pasur frikë të marrë vendime, deri në blerjen e letrës higjienike. Ky është fakt dhe është një nga mijëra faktet që mund të jepen. Është një prej fakteve të prodhuara nga frika. As do të kemi dot një sipërmarrje të lirë në punën e vet. Këto janë leksione që vendet e tjera i kanë nxjerrë me vonesa të caktuara;

ne nuk kemi luksin të vonojmë për t’i nxjerrë këto mësime. Janë serioze dhe jo imagjinare. Antikorrupsioni është bërë një kurë më e dëmshme se vetë korrupsioni; ka mijëra studime për këtë temë. Qëndrojmë me shpresë dhe besim dhe ushqehemi me shpresë, shumë partizanë të zhgënjyer të drejtësisë. Gjyqtarët kanë arritur maja që habisin edhe ekspertët anglishtfolës të këtij qyteti të reformës në drejtësi, të cilët, kur dëgjojnë që një gjykatës i thotë një prokurori “rëndoje dorën se e ke të lehtë akuzën”, mbeten të habitur,” tha Rama.

 

Të fundit