Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ndryshime në qeveri/ Ikën Gent Cakaj, Olta Xhaçka emërohet ministre e Jashtme, rikthehet në kabinet Niko Peleshi

Ndryshime në qeveri/ Ikën Gent Cakaj, Olta Xhaçka emërohet
Foto Ilustruese

Dy ditë para mbylljes së vitit kryeministri Edi Rama ka bërë ndryshime në qeveri. Gent Cakaj bëri me dije se i dorëzoi sot kryeministrit dorëheqjen e parevokueshme dhe e quajti të mbyllur karrirën politike në Shqipëri.

 

Cakaj zëvëndësoi Ditmir Bushatin rreth dy vite më parë, ndërkohë që më herët kishte qenë këshilltar i Ramës. Ky i fundit asokohe shprehu vlerësonte hapur njohuritë dhe aftësitë e shqiptarit të Kosovës, Gent Cakajn.

Në krye të ministrisë së Jashtme, Rama emëroi Olta Xhaçkën. Kjo e f undit prej shtatorit 2017, mban funksionin e ministrit të Mbrojtjes. Xhaçka është një nga emrat më besnik të Partisë Socialiste.

Rama ka “çuditur” sërish duke rithyer në kabinetin e tij qeverisës Niko Peleshin. Ai mori postin e ministrit të Mbrojtjes.  Dy vite më parë kryeministri e largoi Peleshin nga posti i ministrit të Bujqësisë për ta zëvëndësuar me Bledi Çuçin.

Karriera politike e Peleshit nisi në 2004-n, kur u emërua Prefekt i Qarkut Korçë ndërkohë një vit më pas u zgjodh Kryetar i Partisë Socialiste në qytetit e Korçës. Prej vitit 2012 është anëtar i Kryesisë së PS-së, ndërsa në vitin 2013 u zgjodh edhe zëvendëskryeministër i Shqipërisë. 

Të fundit