Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Ne nuk jemi në konvikt”, Erion Veliaj fyen studentët

“Ne nuk jemi në konvikt”, Erion Veliaj fyen studentët

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj jo rrallë herë është ndeshur me studentët të cilët kritikat ia kanë shprehur hapur dhe publikisht, duke filluar nga transporti, abonetë e deri te konviktet.

Mirëpo, Veliaj asnjëherë nuk e ka fshehur inatin dhe përbuzjen që ka për studentët e rretheve që banojnë në konvikte, godina që ndër vite kanë strehuar studentët edhe kur Veliaj as nuk e kishte menduar që një ditë do të ishte kryebashkiak i kryeqytetit.

Së fundmi, në një takim që ka zhvilluar me strukturat e posaçme në prag të nisjes së vitit të ri shkollor, Veliaj ka thënë se qytetarët ndryshojnë nga konviktorët, duke specifikuar se qytetarët janë ndryshe nga ata.

"Nëse secili bën llogaritë e veta, nuk quhemi komunitet. Quhemi disa konviktorë që secili ka atë adresën e vet. Qytetarët janë ndryshe. Ne nuk jemi në konvikt, ne jemi banorë dhe jemi qytetarë. Kjo do të thotë se arrijmë të arsyetojmë se kur do akomodojmë me prioritet fëmijët, kur do akomodojmë biznesin dhe kur do akomodojmë kantiere. Qyteti nuk është i pafundmë”, tha Veliaj.

Të fundit