Flash News

Ditari i Maxhorancës

Negociatat Turqi-Greqi në Tiranë? Bushati: Do ishte mirë të përfshihen edhe hallet tona në këto bisedime

Negociatat Turqi-Greqi në Tiranë? Bushati: Do ishte mirë të
Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka komentuar negociatat e mundshme mes Turqisë dhe Greqisë, ndërsa Ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu tha se kishte ftesën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për të organizuar një takim me kryediplomatin grek Nikos Dendias në Tiranë. 

Në një intervistë në emisionin “Real Story”, Bushati tha se këro bisedime do të ndikonin pozitivisht për klimën në rajon, madje sipas tij duhet të përfshihen edhe “hallet e Shqipërisë”.

“Greqia dhe Turqia janë partnerë strategjikë të Shqipërisë. Turqia tashmë është përfshirë në vendet, që ne kemi marrëdhënie diplomatike strategjike, për shkak se është vend me peshë rajonale.

Negociatat mes Turqisë dhe Greqisë ndikojnë pozitivisht për klimën në rajon. Nëse bisedimet do të ishin të mira, do na ndihmonin edhe ne. Nuk duhet ta shikojmë me skepticizëm.  Mirë do ishte që të përfshihen edhe hallet tona në këto bisedime”, u shpreh Bushati.

 

Të fundit