Flash News

Ditari i Maxhorancës

Nën ‘lupën’ e SPAK, Rama ‘ngre në qiell” të vetët: Kemi 1001 arsye për të qenë krenar

Nën ‘lupën’ e SPAK, Rama ‘ngre në qiell”

Kryeministri Edi Rama mbajti një fjalim të gjatë para Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste.

Rama është ndalur gjatë te turizmi, për të cilin thotë se më parë Shqipëria ishte sinonimi i pasigurisë dhe plehrave, ndryshe nga puna e bërë vitet e fundit, veçanërisht sivjet, ku thekson reklamimin e bërë nga mediat ndërkombëtare për të vizituar jo vetëm bregdetin shqiptar por dhe vende të tjera.

Të kuptohemi drejt, ky është vetëm një fillim i ri, nuk është maja ku duam që të arrijmë në fund të kësaj dekade, sfidat e Shqipërisë 2030 janë ende të mëdha. Kur kthejmë kokën pas kemi 1001 arsye për të qenë krenar”, deklaroi Rama ndër të tjera.

Përpos ‘mburrjeve’, Rama harron faktin se socialistët kanë qenë nën ‘lupën’ e SPAK, i cili ka arrestuar deputetë, kryebashkiakë socialistë madje duke shpallur në kërkim krahun e “djathtë” të Ramës, Arben Ahmetajn.

 

Të fundit