Flash News

Ditari i Maxhorancës

Nesër nis vaksinimi i personave mbi 60-vjeç, sa të moshuar janë vaksinuar në total

Nesër nis vaksinimi i personave mbi 60-vjeç, sa të moshuar
Të moshuarit që presin radhën e vaksinimit në sheshin Skënderbej

Nesër do të nisë vaksinimi i të moshuarëve mbi 60-vjeç, por që vuajnë nga sëmundjet kronike. Lajmin e bëri të ditur ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu nga sheshi "Skënderbej", ku inspektoi procesin e vaksinimit.

Ndërkohë prej ditës së djeshme është ulur fasha e vaksinimit për moshat mbi 65-vjeç. Që prej javës së dytë të janarit, kur nisi procesi janë vaksinuar 256,848 persona, 182,669 prej të cilëve janë të moshuar.

Me ardhjen e dozave kineze në vendin tonë ka nisur vaksinimi masiv. Procesi filloi me të moshuarit mbi 85-vjeç dhe më pas fasha e grupmoshave erdhi duke u ulur.

Ditët e fundit në vendin tonë ka pasur një ulje të rasteve ditore, por edhe fataliteteve. Nesër pritet të mbërrijë një sasi tjetër vaksinash nga 'Pfizeri'.

Të fundit