Flash News

Ditari i Maxhorancës

Nga artistët, fermerët te studentët, Basha poston videon: Pse është i rëndësishëm anëtarësimi në BE

Nga artistët, fermerët te studentët, Basha poston videon: Pse
Kryedemokrati Lulzim Basha

Kryedemokrati Lulzim Basha ka postuar në rrjetet sociale një video, ku tregon se pse është i rëndësishëm anëtarësimi në Bashkimin Europian.

Duke bërë bashkë artistë, fermerë, studentë dhe sipërmarrës, Basha thotë se për të sjellë ndryshimin dhe për të përmirësuar jetën e qytetarëve duhet të anëtarësohemi në BE.

Ai shpreh bindjen se sikurse bëri të mundur anëtarësimin në NATO dhe lëvizjen e lirë pa viza, PD do mund të bëjë realitet ëndërrën që Shqipëria të jetë pjesë e BE-së.

Europa është mbështetje e fuqishme për artin dhe kulturën, bujqësinë dhe biznesin, tregëtinë e lirë dhe investimet huaja, demokracinë dhe institucionet e  pavarura, mirëqënien dhe vendet e punës, arsimin, etj, thuhet në videon e kreut të PD.

Të fundit