Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ngjarja në Elbasan, Rama sulmon opozitën: Ky episod t’i bëjë shqiptarët të zgjohen, ata janë e shkuara

Ngjarja në Elbasan, Rama sulmon opozitën: Ky episod t’i

Kreu i qeverisë Edi Rama gjatë mbylljes së fushatës elektorale në Tiranë, ka sulmuar opozitën sërish  lidhur me ngjarjen e një dite më parë në Elbasan, ku mbeti i vrarë një person dhe 4 të tjerë u plagosën.

“Çdo njeriu t’i japësh vlerën që ka njeriu ndërsa të turresh rrugëve për t’i ndaluar njerëzit sikur je një forcë nga ato paramilitaret në vendet ku thika e urrejtjes dhe ndasisë është future deri në kockë dhe pasi ndalon njerëz të lësh pas dhe viktima, do të thotë që njerëzit janë njerëzit vetëm kur futen në autokolonën tënde. Ky episod duhet t’i bëjë të gjithë shqiptarët të zgjohen dhe të kujtojnë se çfarë I kanë bërë Shqipërisë prej 30 vitesh se në çfarë humnerash e kanë hedhur Shqipërinë.

Sa herë ka pasur humbje jetësh dhe plagë të shkaktuara, ato lidhen me ta.  Ata janë rruga e të shkuarës. PS është dera e të ardhmes. Kur njeriu shkon të votojë, gjykon mbi të tashmen dhe shpesh herë e tashmë e zvogëlon peshën që ka vota.

Mund të ketë një hall që lidhet me pragun e shtëpisë. Nuk I bën përshtypje asgjë që ndryshon larg atij pragu dhe e bën të thotë nuk I votoj më këta. Mund të ketë shqetësim që sot do një punë më të mirë dhe nuk e ka. Dhe ndërkohë sheh të tjerë që kanë punë të mira dhe thotë nuk I votoj këta. Vota më 25 Prill, ka vetëm një drejtim PS. Unë i kuptoj të gjithë ata që janë të pakënaqur”, tha Rama.

 

 

Të fundit