Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ndërpriten marrëdhëniet diplomatike, Rama: Stafi i ambasadës së Iranit të largohet brenda 24 orëve nga Shqipëria!

Ndërpriten marrëdhëniet diplomatike, Rama: Stafi i ambasadës

Qeveria ka urdhëruar stafin e ambasadës iraniane që të largohet nga territori shqiptar brenda 24 orëve. Kjo pasi vendi ynë ngriu marrëdhëniet diplomatike me Iranin.

Përmes një video-mesazhi, kryeministri Edi Rana tha se pas hetimeve të bëra, është arritur në përfundimin se Irani ka angazhuar 4 grupe për sulmin kibernetik.

“Nisur nga sa më lart Këshilli i Ministrave, ka vendosur me efekt te menjëhershëm ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Republikën Islamike te Iranit. Ky vendim i është bere i ditur me note zyrtare Ambasadës se Republikës Islamike te Iranit, te cilës i është kërkuar largimi brenda 24 orëve nga territori i Republikës se Shqipërisë i te gjithë personelit diplomatik dhe tekniko-administrativ, përshfire edhe personelin e sigurisë. 

Kjo mase ekstreme, aspak e deshiruar po krejtësisht e detyruar, është në proporcion te plotë me seriozitetin dhe rrezikshmërinë e sulmit kibernetik, i cili kërcënoi paralizimin e shërbimeve publike, fshirjen e sistemeve dhe grabitjen e të dhënave shtetërore, vjedhjen e komunikimeve elektronike brenda sistemit qeveritar dhe nxitjen e pasigurisë e të kaosit në vend”, tha Rama.

 

Të fundit