Flash News

Ditari i Maxhorancës

Nis vaksinimi i punonjësve të fasonerive, radha bazohet mbi dy kritere

Nis vaksinimi i punonjësve të fasonerive, radha bazohet mbi dy kritere
Foto ilustruese

Ditën e sotme ka nisur vaksinimi i punonjësve të fasonerisë. Sipas ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu janë rreth 60 mijë punonjës që do të marrin vaksinën anti-Covid. Ajo shtoi se në bazë të listës që është dorëzuar nga fasoneritë, do të ketë kritere.

"Ne kemi vendosur kriteret e para për vaksinimin, që është kriteri i moshës dhe sëmundshëmrisë", deklaroi Manastirliu gjatë inspektimit të procesit.

Deri tani në vendin tonë janë vaksinuar 383.008 persona, 296 mijë prej të cilëve mbi 60 vjeç. Procesi ka përfunduar për bluzat e bardha, arsimtarët, uniformat blu dhe punonjësit e medias.

Të fundit