Flash News

Ditari i Maxhorancës

Nisma për shkarkimin e Metës, Balla pas Konferencës së Kryetarëve: Presidenti shkeli Kushtetutën para dhe gjatë fushatës

Nisma për shkarkimin e Metës, Balla pas Konferencës së

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla deklaron se është institucionalizuar kërkesa e më shumë se ¼ e anëtarëve të Kuvendit për të nisur procedurat për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Gjatë një prononcimi për mediat, pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve të Kuvendit, Balla tha se ka prova që presidenti ka shkelur Kushtetutën para dhe gjatë fushatës zgjedhore.

Po ashtu, ai ka sqaruar edhe procedurat që do të ndiqen hap pas hapi për të finalizuar këtë nismë.

“Është institucionalizuar kërkesa e më shumë se ¼ e anëtarëve të Kuvendit, në mos gaboj rreth 50 deputetë, të cilët kanë depozituar kërkesën drejtuar kreut të Kuvendit për fillimin e procedurës së shkarkimit të Presidentit, se ky i fundit para dhe gjatë fushatës zgjedhore ka kryer veprime që bien në kundërshtim me Kushtetutën. 

Duke u nisur nga rezolutë e mëparshme që i kërkon presidentit të rikthehet në binarët e caktuar nga kushtetuta për ushtrimin  detyrës, gjë që nuk ka ndodhur. Meta ka vijuar të kryej veprime në kundërshtim me frymën e ligjit, ndaj Kuvendi do shprehet me vendim lidhur me këtë kërkesë.

Kërkesa plotëson kushtet për tu shqyrtuar nga Kuvendi sic përcakton rregullorja. Kjo kërkesë i kalon komisionit të ligjeve, që brenda një afatit duhet të shprehet nëse kërkesa i plotëson kriteret ligjore e më pas do ngrihet komisioni hetimor parlamentar nëse ekzistojnë ose jo dyshimet nga firmëtarët për këtë proces shkarkimi.

Kuvendi e ka sovranitetin e duhur për të ushtruar mandatin deri në 8 korrik që është data e mbledhjes së këtij kuvendi dhe përkon me 60 ditshin për përcakton kushtetuta.

Nuk do bëj asnjë deklaratë para se kom ligjeve ta shqyrtojë kërkesën. SI një prej firmëtarëve besoj se në dokumentin e plotë të paraqitur janë provat e nevojshme që jo vetëm që argumentojnë qëndrimin tone, por edhe provat e duhur për të inciuruar procesin e shkarkimit të presidentit”, u shpreh Balla pas mbledhjes.

Të fundit