Flash News

E-TJERA

PS konkretizon nismën për shkarkimin e Presidentit, Meta me gazetarët: Shumica e mediave shqiptare nën çensurën e Qeverisë

PS konkretizon nismën për shkarkimin e Presidentit, Meta me

Ndërkohë që Partia Socialiste ka konkretizuar nismën për shkarkimin e Presidentit, Ilir Meta ka mbledhur një grup gazetarësh sot në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit. Meta vë theksin te liria e shprehes së gazetarëve pa ndikimin e politikës apo grupeve klienteliste të saj.

"Ne duhet të mbrojmë dhe inkurajojmë çdo ditë gazetarët kurajozë në punën e tyre. Ata duhet të ndihen të sigurtë dhe të kenë qasje të plotë në informacionin që i shërben interesit publik, pa pritur që lirinë e shprehjes t’ua servirë politika apo grupet e saj klienteliste", shkruan Meta në Facebook bashkangjitur foton me gazetarët.

Sipas tij, dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit i gjen shumicën e mediave shqiptare nën çensurën e Qeverisë dhe kontrollin e oligarkisë.

"Fondet publike dhe burimet e dyshimta financiare vazhdojnë të përdoren gjerësisht për të cenuar lirinë e shprehjes, për të fshehur të vërtetat dhe për të shmangur llogaridhënien.

Dhuna dhe kërcënimet ndaj gazetarëve janë shpeshtuar, së bashku me censurën dhe autocensurën.

Liria e medias është thelbësore për demokracinë", shprehet më tej presidenti, i cili shton se "pseudo-liritë prodhojnë vetëm regjime me pseudo-demokraci!".

 

Të fundit