Flash News

Ditari i Maxhorancës

Nisma për shkarkimin e Metës, PS mbledh 47 firma deputetësh, mblidhet Konferenca e Kryetarëve të Kuvendit

Nisma për shkarkimin e Metës, PS mbledh 47 firma deputetësh,

Partia Socialiste ka konkretizuar nismën për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Deri tani, PS ka grumbulluar firmat e 47 deputetëve, ndërsa është parashikuar që sot të mblidhet edhe Konferenca e Kryetarëve të Kuvendit.

Në këtë mbledhje, do të miratohet programi 3-javor dhe pritet që nisma të futet në kalendarin e punës së Kuvendit.

Kujtojmë, se kryeministri Edi Rama deklaroi me heret se presidenti Meta do të shkarkohet pas thirrjeve për dhunë gjatë fushatës zgjedhore.

Çfarë u miratua në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve

Konferenca e Kryetarëve miratoi programin e punës së Kuvendit për periudhën 10 maj-9 korrik 2021 dhe kalendarin e punimeve për periudhën 4-21 maj 2021.

Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve miratoi programin e punës së Kuvendit për periudhën 10 maj-9 korrik 2021 dhe kalendarin e punimeve për periudhën 4-21 maj 2021.

Konferenca vendosi zhvillimin e seancave plenare në datat 4 maj, 6 maj, 13 maj dhe 20 maj 2021.

Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve u zhvillua me anë të mjetit të komunikimit elektronik.

 

 

 

Të fundit