Flash News

Ditari i Maxhorancës

Një ditë para Asamblesë së PS, jep dorëheqjen kryebashkiaku i Vlorës Ermal Dredha

Një ditë para Asamblesë së PS, jep dorëheqjen

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, ka dhënë dorëheqjen.

Mësohet se Dredha është dorëhequr mbrëmjen e sotme. Arsyet e dorëheqjes së Ermal Dredhës nuk dihen ende.

Dorëheqja e Dredhës vjen një ditë para se PS para prezantimit të kabinetit të ri qeverisës, ndërsa është kritikuar shumë herë nga Kryeministri Edi Rama për probleme të ndryshme në qytetin e Vlorës.

Po ashtu, rikthejmë në vëmendje edhe një episod tensioni gjatë festës së 34-vjetorit të Partisë Socialiste, ku kryeministri Edi Rama u pa duke zhvilluar një bisedë me tone të larta me kryebashkiakun e Vlorës, Ermal Dredha.

Një ditë para Asamblesë së PS, jep dorëheqjen

Pamjet e kapura nga kamerat treguan një komunikim të ftoht, ku Rama shfaqej i pakënaqur, ndërsa Dredha mbante një qëndrim më të rezervuar. 

Po ashtu, në muajin korrik Rama vizitoi Vlorën në lidhje me lirimin e hapësirave publike në qytet.

Duke inspektuar lagjen e vjetër Muradie, kreu i qeverisë kritikoi kreun e bashkisë duke iu drejtuar “Shiko çfarë ka bërë ky, e ka zaptuar të gjithën. Aty nuk ka më asgjë”.

Ermal Dredha qëndron në krye të Bashkisë së Vlorës që prej muajit korrik të vitit 2023, kur zëvendësoi Dritan Lelin.

 

Të fundit