Flash News


Ditari i Maxhorancës

Një dite pas takimit me ‘BE’, Rama i shkon në zyrë Begajt, pas Presidencës mbledh qeverinë

Një dite pas takimit me ‘BE’, Rama i shkon në zyrë

Kur nuk kanë kaluar ende 24 orë nga takimi me përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe Komisionerin e Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Oliver Varhelyi, kryeministri Rama pritet të zhvillojë një takim me presidentin Bajram Begaj.

Mësohet se takimi mes Ramës dhe Begajt do të zhvillohet në Presidencë.

Pas takimit me Begajn, Rama pritet të mbledhë qeverinë dhe në përfundim të saj do të komunikohen vendimet e marra.

Kujtojmë se një ditë më parë, Josep Borrell dhe Oliver Varhelyi vizituan Tiranën. Ishte zv.p;resident ii KE, Borrell, i cili njoftoi tërheqjen e qeverisë nga nisma e ‘pasaportave të arta’. Vetë Rama tha se nisma ishte pezulluar deri në një ‘sinjal’ të dytë nga BE.

Të fundit