Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Një herë të kafshuan dhëmbët e mi, i ke shenjat"/ Basha i kujton fitoren e 2011-ës, irritohet Rama

"Një herë të kafshuan dhëmbët e mi, i ke

Replikat mes kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha kanë vijuar në Kuvend.

Ky i fundit i kujtoi Ramës fitoren e vitit 2011, ndërsa i tha se “një herë që të kafshuan dhëmbët e mi,  javë u zhduke, vetëm unë dhe ti e dimë se ku shkove, nga burime të ndryshme. Shenjat e i ke nuk të ikin, nuk të del e keqja".

Kjo deklaratë e Bashës irritoi kryeministrin, i cili iu drejtua kryedemokratit duke i thënë se nuk janë të hijshme. Ai i kërkoi Bashës të mos harxhonin kohë me "kafshimet", por të ndaleshin te temat që kanë rëndësi për qytetarët.

“Se shkove deri të kafshimet tani se ke qenë aleat me një që kafshonte publikisht deri dje dhe e nxjerr publikisht, goxha burrë. Se s’je goxha burrë prandaj e bën këtë.

Kafshoja, kur kafshoja unë, ça janë këto muhabete, s’je në ëndërr është ora 12 e 30 e drekës, zgjohu lëri këto, kafshoj kafshoj. E di nga e ke, aleatin që ke pas në krah me kafshime me premtime për kafshime në vesh në krah e ku di unë, flet përcart këtu”, tha Rama dhe më pas u largua nga salla.

 

Të fundit