Flash News

Ditari i Opozitës

Basha s'ndalet vetëm me sulmet ndaj Ramës: Të ka marrë malli për Berishën dhe Metën? Shko, bëni trekëndëshin e Bermudës

Basha s'ndalet vetëm me sulmet ndaj Ramës: Të ka marrë

Ne seancën e sotme plenare nuk kanë munguar replikat mes kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha. Ky i fundit sot i është kthyer kreut të qeverisë duke shënjestruar ish-kryeministrin Sali Berisha dhe presidentin Ilir Meta.

Kryedemokrati i tha Ramës se nëse e ka marrë malli për Berishën dhe Ramës t'i bashkohet "Foltores" dhe të formojnë trekendeshin e Bermudës. Ai shtoi se nuk është i dobët, ndërsa i tha Ramës se do të ketë përballë vetëm atë.

"Je bere kaq i lexueshem me cdo fjali te gjithe e kuptojne ku e ke hallin. E ke hallin ti te PD? Ke hall ti se sa demokrate mbledh une? Te ka marre mallli ty? Thuaj me ka marre malli per Sali Berishen dhe Ilir Meten.

Shko dhe ti ne foltore zoteri ose fillo foltoren tende beni trekëndëshin e Bermudes dhe qani hallet bashke te tre nese i keni te njetat. Une jam ketu per te qare hallet e shqiptareve, as te tuat as te Berishes as te Metes.

As te tyre qe iu rrine nga mbrapa ju. Ti te pakten dil hapur mos u fshi. A do ta plotesojne demokratet ty deshiren te na kthesh pas? Te jesh i sigurt e jo, skane per te ta plotesuar,

Mua do me kesh perballe jo Sali Berishen, une qe te munda ne 2011 dhe ta mbusha gropen e Hajdin Sejdise ta zhduka parfumin Sejdia nga qendra e Tiranes dhe aty doli pastaj qe nuk ishte bashki por ishte bankomat. Nese te dukem i forte eshte problem i jot, i dobet s’kam qene ndonjehere", ka deklaruar Basha.

Nuk është hera e parë që ky i fundit shënjestron Metën kur flet për situatën e krijuar në PD pas përjashtimit të Sali Berishës. Ndryshe nga herët e tjera, ai sot zgjodhi të fliste me emra.

 

Të fundit