Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Nuk e di nga vjen kjo pyetje”, si përgjigjej Manastriliu tri vite më parë për drejtimin e Tiranës

“Nuk e di nga vjen kjo pyetje”, si përgjigjej Manastriliu tri

Kryeministri Edi Rama ka propozuar sot, Ogerta Manastirliun si kandidate për kryetare të Bashkisë së Tiranës.

Ky njoftim u bë gjatë Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, ku Rama theksoi se Tirana ka nevojë për një drejtim të ri pas një periudhe pa kryetar të zgjedhur

Reagimi i Manastirliut ndaj propozimit për drejtimin e Bashkisë së Tiranës ishte një surprizë edhe për vetë atë.

Ndërsa sot ajo mori propozimin për të kandiduar në bashkinë me të madhe në vend, tri vite më parë Manstirliu është pyetur edhe nga gazetarët nëse ishte në ambiciet e saj ky hap.

Ajo shprehej e habitur dhe e distancuar nga kjo nismë, pasi insistonte se nuk ka vend “vakant” për të në krye të bashkisë.

Pjesë nga intervista:

A është synimi juaj të menaxhoni bashkinë me të madhe, atë të Tiranës?

Nuk e di nga vjen kjo pyetje, e kuptoj që ju gazetarët pa dyshim kërkoni që lajmin, por unë jam tërëisht e përkushtuar për të vijuar punën në këtë mandat në ministrinë e Shëndetësisë.

A do ta praninit drejtimin e Bashkisë së Tiranës nëse do ju ofrohej nga kryetari juaj i partisë?

Nuk e di nga ju vjen kjo pyetje por ne e kemi kreun e bashkisë së Tiranës dhe nuk besoj se ka ndonjë plan për të patur këtë propozim. E vendosin instancat e PS pasi sot jemi të fokusuar më shumë se kurrë te ringritja s ai përket detyrës time, atë që ma ka ngarkuar kryeministri pasi e ka menduar se personi i duhur me ekipin e tij duhet të cojë para reformën në shendetësi.

 

Të fundit