Flash News

Ditari i Maxhorancës

Nuk e konsultoi me Kurtin, Rama refuzon të publikojë draftin për asociacionin

Nuk e konsultoi me Kurtin, Rama refuzon të publikojë draftin për

Gjatë konferencës me gazetarët, kryeminsitri Edi Rama është pyetur nëse do ta bëjë publik draftin për asociacionin të cilin ia ka dorëzuar Gjermanisë dhe Francës.

Rama tha se nuk ka arsye ta publikojë draftin, ndërsa pretendoi se është një draft që adreson me kompetencë profesionale problematikat.

Edhe pse drafti nuk u konsultua me autoritete e Kosovës, Rama vijon të tregojë me modesti se drafti është kontribut i kryeministrit që ka shkuar në duart e duhura.

“Pse duhet ta bëj publik draftin? Që ai është një draft që i adreson me një kompetencë profesionale, e rangut botëror, kjo nuk diskutohet. Që drafti im është kundërshtuar që në sekondën e  parë, thjesht si fakt që ekziston, është kundërshtuar nga Kosova dhe Serbia. Është normale, nuk kam pritur që të ndodhë ndryshe. Që drafti im nuk është bërë për thashethemnajë në Shqipëri e Kosovë, kjo nuk diskutohet. Drafti është kontribut që ka shkuar në duart e duhura. Do të jetë një draft që në fund do të mbajë peshën e përgjegjësive së fuqive të mëdha në këtë proces, Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës” theksoi ai.

Të fundit