Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Nuk e shpall dot të pafajshme”, Rama s'lëshon Ballukun, i ruan edhe pozitat: Do vijojë si drejtuese politike në Fier

“Nuk e shpall dot të pafajshme”, Rama s'lëshon

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur të njëjtin qëndrim, duke i dalë në mbrojtje Belinda Ballukut.

Nga mbledhja me socialistët, teksa u prezantua raporti për kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut, ai tha se ajo do të vijojë të drejtojë qarkun e Fierit, duke qenë sërish deputete.


“E di që dhe këtu mes nesh ka disa që mendojnë se fitoret shembullore të Belindës dhe skuadra e saj në territor, burojnë nga fuqia që ajo kishte. Kjo do të mbetet për t’u parë në zgjedhjet e ardhshme ku ajo do të vijojë të drejtojë qarkun. Skam në plan ta shpall as hero dhe as viktimë Belindën sot, por uroj që në hetimin e çështjes që ajo ka në SPAK, uroj që mos ta çojë te korrupsioni.

Gjithkush pas të 18-ave varet nga këmbët e veta, me ligj dhe Zot. Unë si kryeministër, ndryshe nga sa mendojnë dhe flasin ata që mendojnë se nuk e kanë idenë e kësaj detyre, se kanë të mundur që t’i mbajë pishën asnjë bashkëpunëtori.”, tha ai.

Nga ana tjetër, Rama ka deklaruar se pavarësisht mendimit të tij personal, nuk ka ndërmend të bëjë avokatin e saj dhe të shkelë vijën e kuqe e cila garanton pavarësinë e drejtësisë.


"Nuk kam ndërmend ta shpall të pafajshme apo të shkel vijën e kuqe dhe që vlen për të gjithë njësoj duke e marrë në mbrojtje nga drejtësia, sepse i takojnë ekskluzivisht avokatit, prokurorit, gjykatësit, jam apo jo unë dakord me ta. Nuk ka ndërmend as që në një moment si ky t’i lë pa përmendur transformimin e madh në sektorët që ka ndjekur çdo ditë", u shpreh Rama. 

 

Të fundit