Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Nuk kam paralajmëruar asnjë ‘non grata’, Rama tërhiqet një ditë pas deklaratës në Kuvend

“Nuk kam paralajmëruar asnjë ‘non grata’, Rama

Kryeministri Edi Rama është detyruar të reagojë sërish një ditë pas deklaratës së bujshme në Kuvend, duke mohuar se ka paralajmëruar se një tjetër politikan do të shpallet ‘non grata’ nga SHBA.

“Nuk kam paralajmëruar asnjë non grata! Thjesht kam kujtuar se politika amerikane nuk është muhabet leku, gjize dhe byreku siç e bëjnë non gratat e Tiranës, po qasje strategjike që as varet as ndryshon nga retë në pantallonat e gjelave të katundit tonë politik! Normal që vazhdon!” shkruan Rama sot në Twitter.

“Nuk kam paralajmëruar asnjë ‘non grata’, Rama

Kujtojmë se dje gjatë seancës plenare teksa po jepte sqarime në lidhje me çështjen “McGonigal”, deklarata u interpretua sikur paralajmëroi një tjetër non grata.

“Ju presim më 14 maj për të na mundur siç na keni mundur gjatë këtyre 9 viteve. Deri atëherë, kujdes se byrektorja vijon punën, gjiza ka arritur dhe hokllaia po ushtron brumin tjetër për tavën që pret të hyjë në furrën e rindezur. Personin në fjalë do e shihni vetë”, tha Rama.

Pas deklaratës së Ramës, reagoi edhe ambasada amerikane në Tiranë. Përgjigjja e ambasadaës u shoqërua me një link që ishte qëndrimi i ambasadores dhënë në një intervistë me Erla Mëhillin në janar 2022.

“Shikoni, thuajse çdo javë, dakord, jo çdo javë, por çdo muaj, shoh një artikull apo ndonjë gazetar që thotë: e di kush është personi tjetër që do shpallet; do të ketë përcaktime. Me gjithë respektin, them se ky është një proces shumë konfidencial dhe do të habitesha vërtet shumë nëse deklaratat e tyre do të bazoheshin në informacion faktik, të besueshëm”, kishte deklaruar ambasadorja Kim.  

Të fundit