Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Nuk them se i nxjerr Putini”, Rama lexon SMS nga Brukseli: Protesta për çmimet, vegël e një interesi tjetër

“Nuk them se i nxjerr Putini”, Rama lexon SMS nga Brukseli: Protesta

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sërish se protestat kundër rritjes së çmimeve po i shërbejnë Rusisë.

Në një bashkëbisedim online më qytetarët, Rama lexoi një SMS nga Brukseli dhe thotë se protestat janë të organizuar nga politika. Ai akuzon ish kryeministrin Sali Berisha dhe LSI-në se qendrojne pas protestave, qe sipas tij i shërbejnë Rusisë, e cila shpreson protesta ekonomike në vendet e NATO-s, pjesë e së cilës është edhe Shqipëria.

 “Kam lexuar një mesazh që më ka ardhur para dy ditësh nga Brukseli, jo nga Komisioni Europian, por dikush në një instancë të caktuar ku thotë: A keni shqetësim, informacione se kush qëndron pas këtyre protestave? Është legjitime ti bëhet presion qeverisë në ndihmë të njerëzve,. Shqipëria është në NATO, kati de facto në luftë me Rusinë. Rusia ka shpresa të mëdha te protestat ekonomike në vendet e NATO”

Nuk po diskutoj këtu se këta i ka nxjerrë në rrugë Putini por se si mund të bëhesh vegël e një interesi tjetër për turpin e të gjithëve duke bërë diçka të tillë të paturpshme”, tha Rama.

 

Të fundit