Flash News

Ditari i Maxhorancës

Nuk u paraqit në gjyqin për shpifje/ Veliaj: Luli të sqarojë në gjykatë ka 4 apo 5 vila, s’kemi kohë

Nuk u paraqit në gjyqin për shpifje/ Veliaj: Luli të sqarojë

Sot u zhvillua seanca për padinë e ngritur nga kreu i opozitës Lulzim Basha për shpifje ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. E teksa Basha u paraqit në seancë, Veliaj mungoi dhe dërgoi vetëm avokatin e tij.

Gjatë fjalës së tij në përurimin e qendrës së re komunitare në Kombinat, Veliaj tha se halli i vetëm i Bashës është të sqarojë para gjykatës nëse ka 4 apo 5 vila.

“Përpara se të flisja më shkroi një gazetar e më pyeti: Nuk je te ky gjyqi për vilat e katërta dhe të pesta të Lul Bashës? I thashë: Nuk kam kohë unë për këtë punë. Unë dhe Beni merremi të bëjmë shtëpitë për njerëzit. Se ka katër apo ka pesë Lul Basha të shkojë ta sqarojë në gjykatë se nuk kemi kohë për të humbur. Këta kanë vetëm hallin e tyre. Luli u çua sot dhe e vetmja gjë që kishte në axhendë është të sqarojë në gjykatë ka katër apo pesë vila. Për këtë jemi në gjyq. Shih çfarë hallesh kanë këta. Këta zihen për foltoren, për sondazhe se kë mbështesin më shumë, Saliun e lodhur apo Lulin e përgjumur? Këta nuk kanë lidhje fare me realitetin tonë. Këta për kalamajtë tanë nuk duan t’ia dinë. Këta nuk dua t’ia dinë fare, sepse e kishin këtë bashki, e kishin këtë qendër dhe nuk u dukën njëherë”, u shpreh Veliaj.

Të fundit