Flash News

Ditari i Maxhorancës

Numri i nxënësve u përgjysmua në tre dekada, qeveria shtoi mësuesit ndihmës

Numri i nxënësve u përgjysmua në tre dekada, qeveria shtoi

Rreth 29 mijë nxënës u ulën këtë vit për herë të parë në bankat e shkollës, gati 2.6 herë më pak se në dy dekadat e tjera.

Megjithëse shifrat flasin për një numër të përgjysmuar, konstatohet një paradoks. Ministrja e Arsimit Evsi Kushi u shpreh se është rritur numri i mësuesve ndihmës që ofrojnë asistencë për 2-3 nxënës. E ftuar në Euronews Albania, Kushi tha se shtesat te stafi i mësuesve ofrojnë më shumë cilësi.

“Këtë vit kemi rritur numrin e mësuesve ndihmës. Nga 1300 kemi edhe 250 mësues më shumë që i bie 1 mësues për 2-3 nxënës me aftësi ndryshe. Kjo e rrit cilësinë e arsimit dhe na përafron me standardet e BE”, u shpreh ministrja.

Më herët në Kongresin Kombëtar të Arsimit, Kushi u përpoq të justifikonte largimin e të rinjve shqiptarë drejt vendeve Perëndimore, e kryesisht drejt Gjermanisë. Kushi tha se të rinjtë shkojnë drejt Perëndimit për shkak se në ato vende popullsia po shkon drejt plakjes dhe tregu ka nevojë për krah të ri pune.

Të fundit