Flash News

Ditari i Maxhorancës

Nxënësit e kolegjit turk dalin në protestë kundër mbylljes së shkollës, reagon Rama

Nxënësit e kolegjit turk dalin në protestë kundër

Nxënësit e shkollës “Mehmet Akif” po protestojnë sot kundër vendimit të qeverisë për mbylljen e kolegjit. Protesta e tyre nisi para Ministrisë së Arsimit dhe më pas marshuan para kryeministrisë. Ata kërkuan që të tërhiqet vendimi i qeverisë dhe që shkolla të vijojë mësimin.

Teksa protesta vijon, ka ardhur reagimi i kryeminsitrit Edi Rama. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama adreson fajet te pronarët e shkollës. Ai thotë që nxënësit duhet të protestojnë kundër pronarëve që shitën godinën dhe e spostuan pa marrë leje sipas ligjit.

“Nxënëset e shkollës së mbyllur të protestojnë kundër pronarëve që shitën godinën e shkollës dhe e spostuan aktivitetin gjetkë, pa marrë leje sipas ligjit e pa respektuar rregullat e parashikuara ligjërisht! Ministria e Arsimit dhe Sportit ka zbatuar ligjin si në raste të tjera”, shkruan Rama.

Kujtojmë qeveria ka deklaruar se arsyeja e mbylljes së shkollës, ishte se kolegji ishte transferuar në një godinë për të cilën nuk ishte marrë leje dhe se nuk plotësonte standardet.

Të fundit