Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Nxit histori të çuditshme”, Majko ‘thumbon’ Baton Haxhiun: Ia ka parë hajrin Kosova, nuk besoj se do bëjë hajër këtu

“Nxit histori të çuditshme”, Majko ‘thumbon’

Ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj analistit Baton Haxhiu.

I ftuar në “Real Story” në Neës24 kur u pyet për një lloj goditje të PS nga komentatorët dhe portalet pranë qeverisë, Majko thotë se nxit histori të çuditshme, ndërsa sjell në vëmendje një histori me të ndjerin Moikom Zeqo, i cili ishte indinjuar në një konferencë, pasi një intelektual nga Kosova kishte pirë dhe shante serbisht.

“Batonit ia ka parë hajrin Kosova dhe nuk besoj se do bëjë ndonjë hajër këtu duke nxitur historira të çuditshme. Historitë e PS janë shumë të ndryshme nga të zotit Haxhiu.

Kur dëgjoj këta tipa më kujtohet një histori me mikun tim Moikom Zeqo, kemi qenë të ftuar në një konferencë ndërkombëtare. Pas natës së 2 a të 3 më troket Moikomi në derë, më thotë se kam parë një gjë të tmerrshme.

Ajo që kishte ndodhur ishte se një nga intelektualët nga Kosova kishte pirë pak më shumë se sa duhet dhe kishte nisur të shante në serbisht, por zakonisht kur shan, shan në gjuhën e nënës”, tha Majko.

 

Të fundit