Flash News

Ditari i Maxhorancës

Debati me gazetarin/ Asnjë hap pas, kërcënimi i Ramës: Mos prisni që të jeni të mirëseardhur kur shkelni etikën

Debati me gazetarin/ Asnjë hap pas, kërcënimi i Ramës: Mos

Kryeministri Edi Rama nuk shfaqet aspak i penduar për gjuhën e ashpër dhe “ndëshkimin” ndaj gazetarit Klevin Muka gjatë konferencës për mediat.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ironizon reagimet ndaj sjelljes së tij si shprehje lirie. Ai vazhdon ta konsiderojë si shkelje etike sjelljen e gazetarit.

Sipas tij, asgjë s’ka për të ndryshuar. Rama “kërcënon” duke thënë se nuk do të tolerohen raste të tilla. Kujtojmë që pyetja që acaroi kryeministrin, i cili më pas sulmoi gazetarin lidhej me ministren Xhaçka.

Reagimi i Ramës:

E përshëndes si shprehje lirie sulmin e disave, që në emër të lirisë së medias kërkojnë legjitimim për lirinë e shkeljes së normave etike deri brenda konferencave të mia për shtyp, sepse jashtë tyre tanimë kjo liri është e legjitimuar plotësisht! Por kërkesa s'mund të plotësohet.

Por ja që asgjë s'ka ndryshuar nga ana tjetër, përkundrazi, megjithëse asnjë gazetari e asnjë medieje nuk i ka hyrë asnjë gjemb në këmbë nga kjo qeveri dhe megjithëse disponimi ndaj pyetjeve e kërkesave për informacion ka qenë maksimal, janë shtuar shpifjet e është ulur rankimi!

Si përfundim: Shpifni,gënjeni,sajoni,shkruajeni e fliteni shqipen keq sa të doni, sepse askush nuk do t'ju thotë "plaç",po mos prisni që dhe kur vini për të pyetur mua të ushtroni publikisht në mënyrë të përsëritur lirinë e shkeljes së etikës dhe përsëri të jeni të mirëseardhur!

Të fundit