Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Çomo: Jepini votën Ramës që Shqipëria të buzëqeshë; Bozo: Ka kaq shumë gra ministre, PS beson në vepra
Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një takim me gra dhe vajza të Tiranës. Pjesë e takimit ishin edhe dy kryesueset e listës së PS-së për Tiranën, mjekja Najada Çomo dhe inxhinierja Luljeta Bozo.
Çomo kërkoi votën për kryeminstrin, teksa tha se vetëm ai mund ta bëjë Shqipërinë të buzëqeshë.
“Në emër të gjithë stafeve mjekësore jap suportin dhe mbështetjen time maksimale. T’i japim kryeministrit Rama votën për qeverinë e re, për të bërë Shqipërinë të buzëqeshi”, tha Çomo.
Ndërkohë Bozo foli për përfaqësimin e grave në PS. Ajo tha se Rama ka marrë politika lehtësuese për gratë dhe vajzat shqiptare.
"Partia Socialiste është e vetmja forca që beson fort me vepra dhe ka bërë që vajzat e gratë të kenë vend në qeverinë e Partisë Socialiste, ka kaq shumë gra ministre. Ka ndërmarrë politika lehtësues për vajzat dhe gratë në vendin tonë. U bëj thirrje të gjithëve të votojnë për të ardhmen tonë", tha Bozo.