Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Open Balkan përshpejton Procesin e Berlinit”, thumbon Rama: Kosova rri e bën konspiracion

“Open Balkan përshpejton Procesin e Berlinit”, thumbon Rama:

Kryeministri Edi Rama e cilëson nsimën “Open Balkan” mes tre vendeve të Ballkanit Perëndimor, Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, si një përshpejtim të ‘Procesit të Berlinit’.

Në konferencën e përbashkët me kancelaren gjermane Angela Merkel, Rama u shpreh se një nga pengesat ishte Serbia e cila nuk pranonte lëvizjen e lirë të njerëzve, pasi kështu mund të garantohej lëvizja e lirë mes Kosovës dhe Shqipërisë.

“Open Balkan është asgjë më shumë se sa mjeti i rajonit për të implementuar procesin e Berlinit, kush thotë se njëra bie ndesh me tjetrën ose e bën me qëllim ose e thotë se nuk e kupton. Teoritë e konspiracionit, jo procesi i Berlinit, jo Open Balkan, jo nismat rajonale janë të organizuara nga forca të treta apo janë të hedhura nga BE për të na gënjyer në që të mos na fusin ne kurrë në BE janë dokrra, fare. Ne duam të ecim më shpejt, dhe një nga pengesat është që Serbia nuk e pranonte lëvizjen e lirë të njerëzve. Pse? Sepse kishte paragjykimin se nëse ne fusim lëvizjen e lirë të njerëzve si një nga elementët, lëvizja e lirë mes Kosovës dhe Shqipërisë do të ishte e garantuar. Fatkeqësisht sot është e pabesueshme që Kosova nuk e shfrytëzon këtë për veten e vet, por rri e bën teori konspiracioni për Open Balkan, i cili është një mekanizëm për ta përshpejtuar procesin e Berlinit", është shprehur kryeministri Rama.

 

Të fundit