Flash News

Ditari i Maxhorancës

Opozita kërkoi mocion me debat, maxhoranca e refuzon, Bardhi: Keni frikë të përballeni

Opozita kërkoi mocion me debat, maxhoranca e refuzon, Bardhi: Keni

Maxhoranca ka refuzuar ditën e sotme mocionin me debat të kërkuar nga Opozita në lidhje me programin qeverisës. 

Mësohet se në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi ka deklaruar se kjo konferencë nuk vlerëson përmbajtje, por vetëm cakton datën. 

Bardhi ka ngritur akuza ndaj mazhorancës se kjo e fundit i ka iniciuar tensionet në Kuvend, teksa është shprehur ndër të tjera se kërkesa për zhvillimin e mocionit me debat është plotësisht e ligjshme dhe se mazhoranca ka frikë të përballet. 

"Keni qenë ju që keni bertitur në Kuvend se opozita nuk don debat. Sot jeni ju që po e faktoni se kush nuk don debat, kush nuk ka një bilanc për tu përballur në debat, kush nuk ka një program të qartë për atë që e keni shpallur prioritet, pra antarësimin në BE. Bilanci i vetëm i qeverisë është ku do të udhëtojnë për takime, kujt do ti japin leje ndertimi, cili është koncesioni i radhës apo cilat para do të vidhen.

Konferenca e Kryetareve nuk vlerëson përmbajtjen e kërkesës për mocion. Konferenca vendos vetëm datën. Kërkesa është konform rregullores dhe ka një pikë. Aspiratën e Shqipërisë për në Bashkimin Evropian. Keni qenë ju që keni bërtitur në Kuvend se opozita nuk don debat. Sot jeni ju që po e faktoni se kush nuk don debat, kush nuk ka një bilanc për tu përballur në debat, kush nuk ka një program të qartë për atë që e keni shpallur prioritet pra anëtarësimin ne BE. Nga njëra anë bërtisni se kemi krijuar jo normalitet në kuvend nga ana tjetër refuzoni debatin",- është shprehur Bardhi.

 

Të fundit