Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Opozita po ngjall panik e mërzi", Rama flet për turizmin: Shqipëria kampione e Ballkanit

"Opozita po ngjall panik e mërzi", Rama flet për turizmin:
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një bashkëbisedim me qytetarët në Bilisht, nga ku hodhi akuza edhe opozitën. Ai tha se kjo e fundit është kthyer në rrezik për përhapjen e virusit. Sipas tij, opozita bën politikë "mizerabël", duke ngjallur panik dhe mërzi.

"Nuk e bëkemi dot ne një fushatë elektorale dinjitoze si njerëz të përgjegjshëm, si njerëz që në rrallë të parë jemi njerëz e më pas socialistë. Si mund të bëhemi lolo duke sfiduar një armik të padukshëm që s’do t’ia dijë fare për trimëri, sepse kudo që gjen shesh, bën përshesh. Ndodhi një përmbytje bëhen me përmbytjen, ndodh një tërmet, bëhen me tërmetin.

Ata tregojnë gënjeshtra për vaksinat. Vaksinat nuk janë ilaçe çudibërëse për sëmundje të tjera, të mbron nga armiku i padukshëm. Fakti që ka bërë vaksinën nuk është se e ka nga ajo. Vetëm këta, që duan me patjetër të fusin mërzi, të ngjallin panik për politikë, për një politikë mizerabël në funksion të një qëllimi mizerabël në raport me shëndetin e njerëzve që është pushteti me çdo kusht", tha Rama

Ky i fundit bëri apel që në një situatë, siç është kjo e pandemisë, të mos ketë përçarje. "Ku luftojnë me një armik të përbashkët, ku popujt serioz bashkohen dhe jo të ndahen", tha Rama.

Duke folur për turizmin ai tha se "në këtë dekadë Shqipëria do të kthehet në kampinonen e Ballkanit".

Të fundit