Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Pa patronazhistët PS nuk do ishte si sot", Rama: Mos e çani kokën fare për numrat që kanë dalë

"Pa patronazhistët PS nuk do ishte si sot", Rama: Mos e
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ishte në njësinë nr.5 në Tiranë, ku zhvilloi një takim elektoral. Ai e pranoi "me krenari" se PS është kjo që është falë patronazhistëve.

“E pohoj me krenari që kjo parti pa patronazhistët nuk do të ishte partia që është sot. Siç nuk do të ishte pa patronazhistët as partia Republikane dhe Demokrate në Amerikë. Kanë emra të ndryshëm po bëjnë të njëjtën gjë, janë rrejti i të gjithë partisë i shtirë në të gjithë territorin, që merr e jep me qytetarët, troket derë më derë dhe shënon perceptimin për hallet e njërit dhe të tjerit", tha Rama.

Ai shtoi se "ID-rat ishin rrugëve deri para disa ditësh ku u mat se Carlo Bollino bleu për 15 dollar, ato që ishin në internet dhe u bllokua faqja. U them të gjithëve as mos e çani kokën fare, jo ju, po të gjithë atyre që ndihen të sikletosur se u ka dalë numri".

Kryeministri shtoi se patronazhistët po ndjekin presidentin Ilir Meta dhe jo qytetarët.

"Tani ata po marrin peng njerëzit. Ne ndjekim Ilir Metën në çdo hap të mendjes së tij, e di si ia njoh mendjen. Unë e di ç’po mendon Ilir Meta tani, s’e kam pranë fare. Nëse më pas do të bashkëpunojë me Pandin, unë iu them çdo të thotë Meta të nesërmen të njëjtën orë”, u shpreh Rama.

Të fundit