Flash News

Ditari i Maxhorancës

Pak ditë pas betimit, ministrja e Shëndetësisë largohet papritur për dy javë jashtë vendit

Pak ditë pas betimit, ministrja e Shëndetësisë largohet

Disa ditë pas betimit në detyrë, ministrja e re e Shëndetësisë, Evis Sala është larguar nga Shqipëria për një periudhë dyjavore.

Sipas Top Channel, ajo ka njoftuar stafin e saj se do të rikthehet në vend më 2 tetor.

Dalja e fundit publike e ministres ishte prezantimi i drejtuesve të rinj të QSUT-së, Anxhela Paparizo, dhe i FSDKSH-së, Arti Papajani, ish-drejtor i Tatimeve në periudhën e qeverisjes së PD-së.

Ndryshimet në drejtimet kryesore të institucioneve nën varësinë e Ministrisë së Shëndetësisë kanë qenë të shpejta, ndërsa burime sinjalizojnë se lëvizje të tjera pritet të ndodhin edhe në Agjencinë Kombëtare të Barnave.

 

Të fundit