Flash News

Ditari i Maxhorancës

Pak para nisjes së Samitit/ Rama sulmon BE: Turp për Europën çështja bullgare, BE qëndron e qetë

Pak para nisjes së Samitit/ Rama sulmon BE: Turp për Europën

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pak para nisjes së Samitit të BE-së, duke sulmuar bllokun. Ky reagim vjen teksa shpresat për çeljen e negociatave për Shqipërinë janë thuajse zero, pasi rrëzimi i qeverisë bullgare e ka komplikuar çështjen.

Rama thotë se çështja bullgare është një turp për Europën, ndërsa shton se një vend i NATO-s, mban pend dy vende të tjera të NATO-s mbikëqyrjen e 26 vendeve të BE-së që qëndrojnë të qetë.

“Është një ditë e re në Evropë, por jo në Bullgari! Sa turp për Evropën kjo çështje bullgare! Në mes të një lufte shumë të nxehtë në oborrin e pasmë të Evropës, një vend i NATO-s mban peng dy vende të tjera të NATO-s nën mbikëqyrjen e 26 vendeve të BE-së që qëndrojnë të qetë në një shfaqje të frikshme impotence!”-shkruan Rama.

Të fundit