Flash News

Ditari i Maxhorancës

Pak para protestës për çmimet, Rama mbledh qeverinë: Gati paketa e rezistencës sociale mbi çmimet

Pak para protestës për çmimet, Rama mbledh qeverinë: Gati

Pak minuta para nisjes së protestës kombëtare kundër rritjes së çmimeve këtë të shtunë, kryeministri Edi Rama njofton se ka mbledhur qeverinë për të diskutuar për masat anti-krizë pas luftës në Ukrainë.

Sipas Ramës, qeveria ka gati paketën e rezistencës sociale mbi çmimet.  

Paketa e Rezistencës Sociale ndaj pasojave të krizës globale energjetike si edhe të luftës në Ukrainë mbi çmimet po merr formë përfundimtare”, shkruan Rama në rrjetet sociale, si një mesazh për qytetarët që pritet të grumbullohen dhe të nisin një marshim nga sheshi ‘Skënderbej’ dhe në qytete të tjera në orën 11.00. 

Më herët, Rama nëpërmjet një postimi në Facebook, shkroi se nga sot në asnjë pikë karburanti nuk do të ketë çmim të vendosur pa miratimin e Bordit Kombëtar të Administrimit të Karburantit, që u ngrit ditën e sotme.

 

Të fundit