Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Pak qetësi ju lutem!”, çfarë e bëri Ramën të lërë mikrofonin dhe të ulë kokën në Librazhd

“Pak qetësi ju lutem!”, çfarë e bëri

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Librazh ku po zhvillon fushatën elektorale. Gjatë fjalës së tij në takimin me të rinjtë e kësaj zone, Rama në një moment la mikrofonin dhe uli kokën në shenjë respekti ndaj ezanit të xhamisë aty pranë dhe gjithë besimtarëve myslimanë të cilët kanë nisur sot muajin e shenjtë të Agjërimit.

“Pak qetësi ju lutem”, thirri Rama, ndërsa të gjithë mbajtën heshtje për disa sekonda.

Ky gjes i Ramës u shoqërua me duartrokitje nga të pranishmit. Kryeministri ndau dhe një përvojë personale nga vizita e tij në xhaminë e Et’hem Beut në Tiranë.

“Ndjesë...Ngaqë shkova për të parë xhaminë e Et’hem Beut në Tiranë që është restauruar me  një punë në çdo milimetër, duke nxjerrë në pah bukurinë e gjthë atyre shtresave, hoqa atletet dhe harrova t’i vesh. Kjo është jeta ime. Meqë patëm këtë ndërprerje në respekt të lutjes, shfrytëzoj rastin t’iu uroj gjithë besimtarëve mysliman agjërim të mbarë”, tha Rama.

“Një ose dy muaj më parë askush nuk e imagjinonte se do të vinm sot në situatën që gjyshërit e gjyshet do të vinin duke buzëqeshur. Këto janë arsyet pse njeriu është i përkushtuar me mish e me shprit në një mision kaq të madh”, u shpreh kryeministri më tej referuar situatës së Covid 19.

“Pak qetësi ju lutem!”, çfarë e bëri“Pak qetësi ju lutem!”, çfarë e bëri“Pak qetësi ju lutem!”, çfarë e bëri“Pak qetësi ju lutem!”, çfarë e bëri“Pak qetësi ju lutem!”, çfarë e bëri

Të fundit