Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Paksa mënjanuese për Kosovën”, Rama flet për marrëveshjet e firmosura: Kancelari punoi fort për t’i bindur

“Paksa mënjanuese për Kosovën”, Rama flet për

Në përfundim të Samitit në kuadër të Procesit të Berlinit, që u zhvillua ditën e sotme, kryeministri Edi Rama doli për tre marrëveshjet e nënshkruara. Ai tha se firmosja e tyre u mundësua nga puna e kancelarit gjerman, Olaf Scholz.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me kancelarin dhe presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, Rama deklaroi se tani pritet që edhe Kosova të ketë një marrëveshje me BE-në për lëvizjen pa viza.

“Këto marrëveshje ishin të bllokuara. Kancelari punoi fort për të bindur gjithkënd për ti nënshkruar dhe sot patëm 3 nënshkrime të rëndësishme. Është shumë e rëndësishme tani që gjithkush është i përfshirë, në kuadër të 3 marrëveshjeve.

Sigurisht, tingëllon pak e çuditshme, apo paksa mënjanuese për popullin e Kosovës që ndërkohë që ata që bënë një marrëveshje për ID për të lëvizur lirisht, nuk mund të lëvizin në BE. Presim me padurim që kjo të zgjidhet sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Rama.

 

Të fundit