Flash News

Ditari i Maxhorancës

Pas Bashës, Rama refuzon përballjen edhe me Berishën; arsyeja që jep

Pas Bashës, Rama refuzon përballjen edhe me Berishën; arsyeja

Kryeministri Edi Rama ka refuzuar një përballje në një studio televizive edhe me paraardhësin e tij, ish liderin e PD, Sali Berisha.

I ftuar në emisionin ‘Përballë’ në RTSH, Rama ka refuzuar prerë përballjen me ish kryeministrin, duke thënë se ‘nuk përballet me botën tjetër’.   

“Duket se ju ka marrë malli për një përballje me Sali Berishën”, e pyet Lutfi Dervishi, Ramën.

“Jo, jo, nuk përballem unë me botën tjetër”, shprehet i prerë Rama.

Kujtojmë se Rama ka refuzuar edhe një përballje me kreun e PD, Lulzim Basha  pasi sipas tij, ky i fundit nuk është udhëheqësi real i opozitës.

Të fundit