Flash News

Ditari i Maxhorancës

Pas kërkesës së Ramës, këshilltarët socialistë të bashkisë Tiranë "vulosin" për fatin e Veliajt

Pas kërkesës së Ramës, këshilltarët

Këshilltarët e Partisë Socialiste në Këshillin Bashkiak të Tiranës do të zhvillojnë nesër një mbledhje në selinë qendrore të PS-së, ku do të diskutojnë procedurat për shkarkimin e ish-kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj.

Takimi vjen pas kërkesës së kryeministrit Edi Rama, i cili gjatë Asamblesë së PS-së më 11 shtator i kërkoi zyrtarisht Këshillit Bashkiak nisjen e procedurave për largimin e Veliajt. Tirana është pa kryetar prej 10 shkurtit, kur Veliaj u arrestua.

Në mbledhje pritet të shqyrtohen hapat ligjorë dhe institucionalë që duhen ndjekur për zbatimin e kërkesës së kryeministrit.

Të fundit