Flash News

Ditari i Maxhorancës

Pas Kryeministrisë, edhe Ministria e Jashtme mohon kampin e refugjatëve: E turpshme! Kemi kërkuar tërheqjen e lajmit

Pas Kryeministrisë, edhe Ministria e Jashtme mohon kampin e

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka reaguar për lajmin e të përditshmes britanike lidhur me ngritjen e një kampi në Shqipëri për të pritur refugjatët e ndaluar në Britaninë e Madhe.

Përmes një postimi në Twitter, Xhaçka e ka cilësuar “të turpshëm” lajmin e përhapur nga mediat britanike. Ministrja thekson se Shqipëria nuk do të jetë kurrë qendër e politikave kundër imigracionit, teksa shton se është autorizuar ambasada shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar për të tërhequr lajmin e rremë.

“Është kaq e turpshme lajmi i rremë që përhapet në mediat britanike për një "qendër në det të hapur në Ballkan", domethënë në Shqipëri për të "ndaluar emigrantët që kalojnë Kanalin nga Franca". Shqipëria do të presë me krenari 4000 refugjatë afganë bazuar në vullnetin e saj të mirë, por kurrë nuk do të jetë një qendër e politikave kundër imigracionit të vendeve më të mëdha dhe më të pasura. Ne kemi udhëzuar Ambasadën tonë në MB për të kërkuar tërheqjen e këtij lajmi të rremë,” shkruan Xhaçka në Twitter.

Kryeministria reagoi e para duke hedhur poshtë lajmin e britanikes "The Sun". Këshilltari i Ramës, Endri Fuga me një postim në Twitter deklaroi se një lajm i tillë nuk ishte absolutisht i vërtetë.

 

Të fundit