Flash News

Ditari i Maxhorancës

Publikimi i dosjes 'Balluku', Rama mbledh me urgjencë deputetët në selinë rozë

Publikimi i dosjes 'Balluku', Rama mbledh me urgjencë

Krysocialisti Edi Rama ka thirrur një takim me deputetët socialistë të Tiranës, që pritet të zhvillohet mbrëmjen e sotme, në orën 19:00, në selinë e Partisë Socialiste.

Mbledhja vjen në një moment politik të ngarkuar, pas zhvillimeve të fundit që kanë përfshirë emra të rëndësishëm të mazhorancës.

Kujtojme se zv.kryeministrja Belinda Balluku është marrë e pandehur nga SPAK, nën akuzën për shkelje të barazisë në tenderin e tunelit të Llogarasë dhe sot në media janë publikuar pjesë nga përgjimet dhe mesazheve të saj me ish kreun e ARRSH Ervis Berberin për tenderin e tunelit të Llogarasë. 

Vetëm pak ditë më parë, Gjykata Kushtetuese rrëzoi vendimin e qeverisë për shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryebashkiakut të Tiranës, duke rikthyer atë në detyrë dhe anuluar dekretin e Presidentit për zgjedhjet e pjesshme në kryeqytet.

 

Të fundit