Flash News

Ditari i Maxhorancës

Pas rritjes së pagës, qeveria shpërblen policët që punojnë larg vendbanimit

Pas rritjes së pagës, qeveria shpërblen policët që

Kryeministri Edi Ram ka njoftuar shpërblim deri në masën 150% për të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit, që punojnë larg vendbanimit të tyre.

Njoftimi vjen një ditë pas prezantimit të buxhetit 2022 për Ministrinë e Mbrojtjes. Gjatë prezantimit, Rama deklaroi se rritja e pagave për punonjësit e Policisë së Shtetit do të jetë e përvitshme. Ai theksoi se do të ndërtohet një akademi model për të rinjtë dhe të rejat.

Qeveria vendosi rritjen e pagave për uniformat blu me 30%, teksa ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi e quajti këtë si diçka historike dhe premtoi edhe investime të tjera në buxhetin e FA si edhe në atë të ushtrisë shqiptare në NATO.

Të fundit